Sport

Mauricio Pochettino dhe e ardhmja te Chelsea: "Nuk është më në duart e mia"

Trajneri argjentinas është kritikuar shumë për shkak të një sezoni nën parashikimet

28 Shkurt 2024, 09:30 Nga DOSJA

Mauricio Pochettino dhe e ardhmja te Chelsea: "Nuk është më

ANGLI - Pas humbjes në finalen e Carabao Cup ndaj Liverpoolit të dielën e kaluar, shanset e Chelseat për të marrë diçka pozitive nga ky sezon janë zvogëluar shumë. Kjo pasi skuadra është në vendin e 11-të në Premier League dhe investimi miliona dollarësh në skuadrën aktuale nuk po ka kthimin e pritur sportiv.

Kështu, trajneri i skuadrës Mauricio Pochettino pranoi këtë të martë në një konferencë për shtyp, se nuk e di të ardhmen e tij te Chelsea përtej këtij sezoni: “Nuk është në dorën time. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me pronarët (Todd Boehly dhe Behdad Eghbali). Varet nga ata nëse më besojnë apo jo. Nuk është vendim i trajnerit”.

Mauricio Pochettino dhe e ardhmja te Chelsea: "Nuk është më
Todd Boehly dhe Behdad Eghbali

Argjentinasi zbuloi edhe bisedën që pati me Eghbalin, pas humbjes në finale nga Liverpool: “Ne ndamë mendimet tona për ndeshjen dhe mundësinë që humbëm për të fituar një trofe, sepse mendoj se luajtëm shumë mirë gjatë 90 minutave. Krijuam mundësitë më të mira, nuk ishim mjaft efektivë, por kështu ka ndodhur që nga fillimi i sezonit.”

Pochettino siguroi gjithashtu se pronarët "treguan mbështetjen e tyre" dhe se "Todd dha një mesazh pozitiv" për skuadrën blu .

Mundësia e vetme e Chelseat për të fituar një trofe këtë sezon do të jetë FA Cup.  Londinezët luajnë me Leeds (nga Championship) në raundin e 5-të të turneut të enjten.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll