Sport

SHBA miqësore me Brazilin dhe Kolumbinë para Kupës së Amerikës...

Shtetet e Bashkuara do të përballen me Brazilin dhe Kolumbinë në ndeshje miqësore qershorin e ardhshëm, para fillimit të Kupës së Amerikës që do të zhvillohet këtë vit në territorin e tyre (20 qershor-14 korrik).

28 Shkurt 2024, 11:30 Nga DOSJA
SHBA miqësore me Brazilin dhe Kolumbinë para Kupës së

SHBA - Komëtarja e Shteteve të Bashkuara do të presë Brazilin në një ndeshje përgatitore për Kupën e Amerikës, e cila do të zhvillohet këtë vit në SHBA.

Pas përballjes me Kolumbinë në “FedEx Field” (Maryland) më 9 qershor, skuadra amerikane do të ndeshet me Seleçao në “Camping Stadium” në Orlando, më 12 qershor. 

“Kur bëhet fjalë për të garuar kundër skuadrave më të mira në botë, nuk mund të kërkosh më mirë se Brazili ”, tha në një deklaratë trajneri amerikan Gregg Berhalter.

Kupa e Amerikës do të zhvillohet nga 20 qershori deri më 14 korrik dhe do të ketë 16 skuadra që garojnë, dhjetë nga zona Conmebol dhe gjashtë nga Concacaf, e cila mbulon Amerikën Veriore dhe Qendrore dhe Karaibet. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballen me Bolivinë, Panamanë dhe Uruguajin në Grupin C të Kupës së Amerikës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll