Sport

Rrezikon ndëshkimin, Ronaldo do të duhet të shpjegojë gjestin e turpshëm...

Këshilli Disiplinor i Federatës Saudite të Futbollit kërkon të dëgjojë shpjegimin e portugezit përpara se të vendosë për dënimin e tij

28 Shkurt 2024, 10:30 Nga DOSJA

Rrezikon ndëshkimin, Ronaldo do të duhet të shpjegojë

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo rrezikon të sanksionohet për mënyrën se si iu përgjigj thirrjeve të tifozëve të Al Shabab për Lionel Messin. Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim nga Federata Saudite, e cila do të dëshirojë të dijë versionin e lojtarit për incidentin.

Bordi disiplinor i Federatës Saudite të Futbollit pritet të shpallë një vendim në ditët në vijim.  Sulmuesi humbi durimin, pasi dëgjoi thirrjet për Messin…

Sipas gazetës saudite “Arriyadiyah”, Ronaldo do të duhet të paraqitet personalisht para bordit disiplinor për të dhënë arsyetimin e tij për gjestin që bëri. Megjithatë, pritet që lojtari i Al Nassr t'i mungojë skuadrës së Luís Castros për disa ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll