Sport

Gasperini i heq presionin Atalantës për sfidën me Interin: “Kemi pak për të humbur!”...

Skuadra bergamaske nuk ka humbur prej 10 ndeshjesh dhe viziton zikaltrit që kanë fituar 10 herë radhazi.

28 Shkurt 2024, 11:00 Nga DOSJA

Gasperini i heq presionin Atalantës për sfidën me Interin:

ITALI - Në një ndeshje të shtyrë të xhiros së 21-të të Serisë A, Atalanta do të përballet me Interin këtë të mërkurë. Të dyja skuadrat janë të pamposhtura në vitin 2024: skuadra e Bergamos arrin pas 10 ndeshjesh radhazi pa humbje (8 fitore dhe 2 barazime), ndërkohë që zikaltrit janë në epërsi dhe vijnë nga një seri prej 10 fitoresh. 

Përveç përballjes me një rival në formë të shkëlqyer, skuadra e pestë në renditje do të ketë parasysh edhe vështirësitë e kalendarit të javëve të ardhshme. Pas ndeshjes së sotme, Bolonga (katërta) do të pasojë të dielën, më pas, ata do të përballen me Juventusin (i 2-ti), Fiorentina (7-ta) dhe Napoli (i 9-ta), pa llogaritur ndeshjen europiane me Sportingun.

Kjo është arsyeja pse Gian Piero Gasperini hoqi presionin nga supet e lojtarëve. "Ne kemi pak për të humbur. Interi është një ekip i kompletuar, Inzaghi bëri një punë të shkëlqyer. Nuk më kujtohet kohët e fundit të kemi parë një ekip me kaq shumë cilësi",- theksoi trajneri i Atalantas, duke shtuar:

"Në raundin e parë (humbje 2-1), luajtëm një lojë të shkëlqyer, pavarësisht disa gabimeve. Objektivi është të përsërisim paraqitjen. Është gjithashtu fusha e vetme, ku si trajner i këtij klubi nuk kam fituar ende”. Italiani tha se De Ketelaere dhe Lookman nuk kanë asnjë lloj problemi fizik dhe janë të aftë për të luajtur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll