Politike

Rama: Do e mbështesim Ukrainën, ne jemi anëtar të NATO-së

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Presidentin Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se vendi ynë është anëtarë i NATO-së dhe se e kanë deklaruar çdo herë mbështetjen e tyre për Ukrainën. 

28 Shkurt 2024, 13:39 Nga I.A
Rama: Do e mbështesim Ukrainën, ne jemi anëtar të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me samitin e sotëm Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Presidentin Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se vendi ynë është anëtarë i NATO-së dhe se e kanë deklaruar çdo herë mbështetjen e tyre për Ukrainën. Po ashtu ka shtuar se i gjithë populi shqiptar qëndron në krah të Ukrainën. 

"Është një moment i veçantë për ne në Shqipërisë sepse nuk jemi vetëm të privilegjuar të presim kreun e shtetit, por edhe të nderuar të mirëpresim një udhëheqës të rezistencës. Nuk ka vetëm të bëjë me qëndresën kundër një agresioni brutal kundër atdheut të vet, por qëndron për demokracisë kundër ëndrrës neo-imperialiste që kërkojnë të ndërtojnë. I nderuar mik, jam shumë i kënaqur që sot patëm mundësinë të theksojmë pozicionin tonë jo vetëm si një vend si Shqipëria, por si një bashkësi vendesh e kombesh që ndajnë të njëjtin qëndrim në Evropën Juglindore, që qëndrojmë krah Ukrainës dhe të drejtën e saj për integritetin territorial. Jam krenar dhe e kemi bërë të qartë se nuk është vetëm qeveria, Parlamenti, jo vetëm institucionet por u gjithë kombi e populli i vendit tonë që qëndron krah Ukrainës dhe e mbështet Ukrainën në mënyrë të palëkundur," tha Rama. 

edi rama volodymyr zelensky

Sondazh

Poll