Politike

Samiti për Ukrainën, Rama mban fjalën hapëse: Agresioni rus nuk ia ka dal të fitojë

Rama ka theksuar se deri më tani agresioni rus nuk ia ka arritur që të fitojë, ndërkohë që ka shtuar se Putin donte që të fshinte Ukrainën nga harta brenda pak ditësh, por nuk ia ka dal.

28 Shkurt 2024, 12:00 Nga I.A
Samiti për Ukrainën, Rama mban fjalën hapëse: Agresioni rus
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në samitin për Ukrainën. Rama ka theksuar se deri më tani agresioni rus nuk ia ka arritur që të fitojë, ndërkohë që ka shtuar se Putin donte që të fshinte Ukrainën nga harta brenda pak ditësh, por nuk ia ka dal.

"Jemi thellësisht të nderuar që Zelensky bëri udhëtimin në Tiranë mes punës dhe qëndresës ndaj luftës në Ukrainë. Kjo shtë një luftë që as Ukraina e as bashkësia e Kombeve nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga një ëndërr e vjetër e një ëndrre perandorake. Prania juaj këtu, kujtesë që ai nuk ia ka dalë, nuk ka shtypur vullnetin e popullit ukrainas të jenë të lirë. Putini donte të fshinte Ukrainën nga harta brenda disa ditësh, por sot ajo është më e pranishme se kurrë," tha Rama.

edi rama samiti ukraine-europajuglindore ne tirane

Sondazh

Poll