Politike

Samiti për Ukrainën, Rama: Duhet të mobilizojmë kapacitetet, Rusia nuk duhet të fitojë

Rama tha se janë mbledhur sot për të konfirmuar përkrahjen ndaj Ukrainës, në luftën përballë një kërcënimi për rendin e Europës dhe atë global. Rama tha se janë mbledhur sot për të konfirmuar përkrahjen ndaj Ukrainës, në luftën përballë një kërcënimi për rendin e Europës dhe atë global.

28 Shkurt 2024, 12:10 Nga I.A

 Samiti për Ukrainën, Rama: Duhet të mobilizojmë kapacitetet,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse të punimeve të samitit Ukrainë- Europa Juglindore që po mbahet sot në Tiranë. Rama tha se janë mbledhur sot për të konfirmuar përkrahjen ndaj Ukrainës, në luftën përballë një kërcënimi për rendin e Europës dhe atë global.

Kreu i qeverisë u shpreh se Europa duhet të mobilizojë lidhjet dhe kapacitetet që ka, dhe të mos lejojë Ukrainën të humbasë dhe Rusinë të fitojë. 

"Sapo kemi kaluar përvjetorin e dytë të sulmit rus në Ukrainë. Duam të përsërisim thirrjen tonë për Rusinë të ndalë këtë luftë dhe të angazhohemi për paqen. Thirrje për një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtat e saj. Mblidhemi këtu për të konfirmuar se mbetemi të vendosur përkrah Ukrainës përballë një kërcënimi real për rendin e Europës dhe atë global. E them herë pas here, mikut tim të dashur, presidentit ukrainas, vetë nuk kemi kapacitetet për të ofruar mbështetjen financiare e ushtarake për Ukrainën, por i bashkohemi thirrjes për pjesëtarët më të mëdhenj të aleancës sonë se siguria jonë varet nga mbështetja e tyre, e cila nuk duhet të jetë peng i vonesave burokratike. Në këtë rajon, pas më shumë se një çerek shekulli brenga të lëna nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe dikaturës së fundit të Europës ende duhen shëruar. E vetmja zgjidhje që kemi është të rezistojmë ndaj forcave që duan të shpërbëjnë atë që kemi ndërtuar deri tani. Duhet të vazhdojmë të gjithë të jemi së bashku dhe të mobilizojmë lidhjet dhe kapacitetet tona. Nuk duhet ta lëmë Ukrainën të humbasë dhe Rusinë të fitojë. Një rezultat i tillë do të ishte i papërballueshëm dhe ekzistenca e BE do ishte në rrezik”, tha Rama.

edi rama samiti ukraine-europajuglindore ne tirane

Sondazh

Poll