Politike

Zelensky në Tiranë: Putin kërkon të vendosë diktatet e veta, vizioni ynë duhet të vazhdojë

Po ashtu ai ka deklaruar se vizioni i Ukrainës për Evropën bazohet te dinjiteti dhe se kjo duhetb që të vazhdojë e të mposhtë Rusinë.  

28 Shkurt 2024, 12:14 Nga I.A
Zelensky në Tiranë: Putin kërkon të vendosë diktatet e
Volodymyr Zelensky

TIRANË- Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalën hapëse në samitin që po mbahët për Ukrainën në Tiranë. Zelensky ka theksuar se Putin po kërkon që të vendosë diktatet e veta në Evropë dhe se këtë mund ta bëj nëse mund Ukrainën. Po ashtu ai ka deklaruar se vizioni i Ukrainës për Evropën bazohet te dinjiteti dhe se kjo duhetb që të vazhdojë e të mposhtë Rusinë.  

"Falenderoj Ramën për mbështetjen tuja personale dhe kombëtare. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm. Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se cfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë. Vizioni ynë për Europën bazohet tek parimi i dinjitetit. Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme në të," tha Zelensky.

volodymyr zelensky samiti ukraine-europajuglindore ne tirane

Sondazh

Poll