Politike

FOTO/ Aleks Soros në çdo mbledhje të Ramës, i pranishëm dhe në samitin për Ukrainën

Soros ishte i pranishëm në mbajtjen e samitit ku dhe u fotografua në pas krahëve të Ramës.

28 Shkurt 2024, 13:09 Nga I.A
FOTO/ Aleks Soros në çdo mbledhje të Ramës, i
Aleks Soros, Taulant Balla dhe Edi Rama

TIRANË- Sot në Tiranë është mbajtur samiti për Ukrainën dhe Evropën Juglindore. Në samit kanë marrë pjesë Presidenti i Ukrainës si dhe liderët e Ballkanit. Por ajo që bën përshtypje në këtë samit është edhe djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros. Soros ishte i pranishëm në mbajtjen e samitit ku dhe u fotografua në pas krahëve të Ramës.

Teksa kryeministri po mbante fjalën e tij hapëse në samit, kamera u fokusua në një moment te Soros dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla. Me kokën ulur, Soros nuk dukej sikur e kishte mendjen te fjalimi i Ramës, por një moment u fokusua drejt kamerës. 

Por ky samit nuk është hera e parë që Soros fotografohet në krah në Ramës. Soros është i pranishëm në çdo takim rajonal që mbahet në Tiranë, duke nisur nga samitet e Open Balkan deri te ardhja e ish-Presidenti amerikan Bill Clinton, verën e kaluar.

aleks soros edi rama

Sondazh

Poll