Politike

PD padi për tatimin mbi profesionet e lira, Tabaku: Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të vendosë për të mirën publike

Ajo i bëri thirrje Avokatit të Popullit dhe institucioneve të tjera t'i bashkohen nismës së grupit parlamentar të PD-së.

28 Shkurt 2024, 12:39 Nga r.ll
PD padi për tatimin mbi profesionet e lira, Tabaku: Shpresojmë që
jorida tabaku

TIRANË- Partia Demokratike ka dërguar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese padi për ligjin e tatimit mbi profesionet e lira. 

Deputetja demokrate tha për mediat jashtë ambienteve të gjykatës, se shpreson që Kushtetuesja të japë një vendim në të mirë publike.  Ajo i bëri thirrje Avokatit të Popullit dhe institucioneve të tjera t'i bashkohen nismës së grupit parlamentar të PD-së.

"Shpresoj shumë që Gjykatat Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon, dhe të mos caktoj precedentë që janë të rrezikshme për besueshmërinë e saj, e të jap një vendim në të mirë publike, që në këtë rast shkon me shtresën e mesme. I bëj thirrje kujtdo që do t’i bashkohet kësaj padie si palë, të jap mendimin e vet, nga institucioni i avokatit të popullit, e institucionet e tjera, që duan t’i bashkohen kësaj nisme të grupit parlamentar të PD. Ne besojmë tek forca që kanë institucionet dhe tek ligji, shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të mos zhgënjejë.", tha Tabaku. 

jorida tabaku gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll