Politike

Zelensky pas takimit me Ramën: Diskutuam nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta

Ai shkruan se firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Ukrainës. 

28 Shkurt 2024, 11:29 Nga r.ll
Zelensky pas takimit me Ramën: Diskutuam nevojat e mbrojtjes së
volodymyr zelensky dhe edi rama

TIRANË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar paraditen e sotme me kryeministrin Edi Rama. Ai shkruan se firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Ukrainës. 

Zelenskyy tregon se diskutuan gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta. Ai falenderoi shqiptarët për mirëpritjen e ngrohtë të ukrainasve. 

POSTIMI I PLOTË: 

Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial.

Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama,ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.

Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.

I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve.

 

 

volodymyr zelenskyy samiti ukraine-europa juglindore ne tirane edi rama

Sondazh

Poll