Sport

Kompozitori dhe dirigjenti, që irritoi argjentinasin Leo Messi dhe shokët e tij…

Gjyqtari italian 48-vjeçar Gabriele Ciampi, ishte në qendër të vëmendjes pas ndeshjes Los Angeles Galaxy-Inter Miami për shkak të indikacioneve, prezantimit, por edhe identitetit të tij profesional.

27 Shkurt 2024, 19:20 Nga DOSJA
Kompozitori dhe dirigjenti, që irritoi argjentinasin Leo Messi dhe

SHBA - Ai u lind dhe u rrit në Romë dhe e tregoi prirjen e tij për muzikë që në moshë të re. E logjikshme dhe e pritshme, pasi familja e tij kishte një biznes të shitjes së pianove që nga viti 1950.
Ai studioi në një konservator të famshëm në kryeqytetin italian dhe mori një bursë në UCLA, duke u zhvendosur në anën tjetër të Atlantikut, ku pas përfundimit të studimeve ka një karrierë të paharrueshme.

Ndër të tjera duhet të përmendim, se është kompozitori i parë italian që ka luajtur në Shtëpinë e Bardhë (me ftesë të Zonjës së Parë, Michelle Obama më 8 dhjetor 2015), ka shkruar edhe muzikë për NASA-n, ka qenë i ftuar dhe u takua me Papa Françeskun, ai është vlerësuar nga Senati italian me çmimin e ekselencës, ndërsa ka qenë edhe një nga gjyqtarët e çmimeve Grammy.

Mirëpo, Gabriele Ciampi, përveç kompozitorit dhe dirigjentit, e do edhe futbollin, por mesa duket, duke e ditur që nuk është ndonjë talent i madh, iu drejtua arbitrimit. Dhe kjo, nëse asgjë tjetër, është diçka unike, pasi nuk ka ndonjë dirigjent tjetër që ka një interes të tillë për futbollin!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gabriele Ciampi (@gciampimusic)

Prezenca e tij në ndeshjet amatore të futbollit që menaxhonte, i dha mundësinë të arratisej nga bota e muzikës, por as në ëndrrat më të çmendura futbollistike nuk mund ta imagjinonte se do të vinte momenti që do të ishte përballë Lionel Messit!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gabriele Ciampi (@gciampimusic)

E megjithatë greva e vazhdueshme e gjyqtarëve të MLS-së (ata kërkojnë ngritje rroge) dhe ngërçi në negociatat me Ligën, e çuan autoritetin organizator në vendimin për të përdorur arbitra amatorë nga kategoritë e ulëta në ndeshjet e para të sezonit.

Kështu 48-vjeçari Ciampi, i cili është banor i përhershëm në Los Angeles, u caktua të drejtojë ndeshjen mes Los Angeles Galaxy dhe Inter Miami që përfundoi në barazim 1-1, por të dyja skuadrat kishin ankesa për gjyqtarin me flokë të gjata, i cili që në momentin kur doli në fushë me gërshetin e tij të mbledhur bëri bujë. Mirëpo, nuk mund të themi se kanë bërë bujë as fishkëllimat e tij. Në fakt, kamerat e kanë kapur Leo Messin duke i tundur gishtin pak para përfundimit të ndeshjes...

Dhe ajo që Ciampi kuptoi është se ai mund të përballojë lehtësisht 24 persona që përbëjnë orkestrën e tij dhe presin që shenjën e tij, por nuk është aspak e lehtë t'i imponohet 22 "fëmijëve me pantallona të shkurtra", që vrapojnë duke shkelmuar një top.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll