Sport

De Bruyne refuzoi 70 milionë euro në vit, për të luajtur në Arabinë Saudite!...

Belgu i tha gjithashtu 'Jo' ofertës miliona dollarëshe të Al Hilal

27 Shkurt 2024, 18:00 Nga DOSJA
De Bruyne refuzoi 70 milionë euro në vit, për të luajtur

ANGLI - Ashtu si Bernardo Silva, edhe Kevin De Bruyne, gjithashtu refuzoi shumë miliona euro verën e kaluar, për të luajtur për me Al Hilal në Arabinë Saudite.

Sipas “The Athletic”, 32-vjeçari belg kishte në dorë një propozim prej 70 milionë eurosh në vit për t'u transferuar te skuadra e trajnerit Jorge Jesus, i cili para belgut kishte bërë tashmë një tentativë 'bastisje' për Bernardo Silva, po aq i pasuksesshëm.

De Bruyne ka një kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2025 dhe, sipas të njëjtit burim, ai synon ta rinovojë atë dhe më pas të tërhiqet nga fusha si lojtar i tre herë kampionit aktual të Anglisë, pavarësisht se Al Hilal e ka mbajtur derën hapur për të, me synim që marrëveshja mund të kryhet verën e ardhshme. 

Kreativi belg i mesfushës mbërriti në “Etihad” në vitin 2015, pasi për të u paguan 75 milionë euro për Wolfsburgun dhe tashmë ai është një legjendë e vërtetë e klubit, pasi ka luajtur 367 ndeshje (98 gola, 161 asistime) dhe fituar 17 tituj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll