Sport

Zhgënjen Ante Rebiç, “lulëzimi” i tij ka përfunduar te Besiktas... dera është hapur

Trajneri Fernando Santos e ka lënë jashtë skuadrës kroatin dhe nuk e llogatit më…

27 Shkurt 2024, 17:50 Nga DOSJA
Zhgënjen Ante Rebiç, “lulëzimi” i tij ka

TURQI - Besiktasi i portugezit Fernando Santos mundi Istanbulsporin me rezultatin 2-0 të dielën, në xhiron e 27-të dhe konsolidoi vendin e 4-të në tabelën e superligës turke.

Megjithatë, shtypi turk flet vetëm për... Ante Rebiç. Sulmuesi i mbërritur në fillim të sezonit si transferim i lirë nga Milani, nuk u thirr këtë duel dhe pritet të mungojë edhe në duelin e së mërkurës me Konyasporin, për Kupën e Turqisë.

'Fanatik' nënvizon se 30-vjeçari nuk llogaritet më për Fernando Santos dhe pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Rebiç nënshkroi një kontratë 2-vjeçare në qershor të vitit të kaluar, me një bonus nënshkrimi prej 280 mijë eurosh. Ai merr 2.5 milionë në vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll