Sport

"Unë e dua Championship, është wow"

Jurgen Klopp do të përballet me ekipin e tretë, të nivelit të dytë në FA Cup

27 Shkurt 2024, 18:54 Nga DOSJA
"Unë e dua Championship, është wow"

ANGLI - Këtë të mërkurë, Liverpool pret Southamptonin në ndeshjen e 1/16-tës të FA Cup, duke qenë kundërshtari i tretë në radhë (kategorinë e dytë) përballë Reds. Dhe kjo vetëm tre ditë, pasi mposhti Chelsean në finalen e Carabao Cup me një ekip me plot lojtarë të rinj.

“Ne jemi favoritë, por duhet të tregojmë edhe se jemi një ekip konkurrues. Më shumë se rikthimi i ‘fëmijëve’ në tokë, bëhet fjalë për një kohë të shkurtër rikuperimi”,- filloi duke folur trajneri Jurgen Klopp, i cili e vlerësoi kategorinë e ulët.

Southampton është në vendin e 4-t, 11 pikë prapa liderit Leicester, por Klopp tha se nuk kundërshtari mund të 'rezistojë': “Unë e dua Championship, javën e kaluar pashë Leeds-Leicester ishte wow! 

Nuk e di se si ishte 9 vjet më parë (para se të mbërrija në Liverpool), por intensiteti i lojës është i çmendur. Kam parë West Brom, Leicester, Southampton. Është një ligë e jashtëzakonshme dhe e vështirë, ne në Premier League luajmë shumë ndeshje, por në kampionat ata luajnë edhe më shumë. Kanë trajnerë dhe lojtarë të mirë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll