Sport

Figo pyetet nëse do të kishte një vend te Reali i sotëm: “Unë isha më i miri në botë, nëse nuk do të isha do të ishte një gabim...”

Ish-futbollisti portugez vlerëson skuadrën aktuale të Real Madridit, por paralajmëron se duhen rezultate

27 Shkurt 2024, 17:41 Nga DOSJA
Figo pyetet nëse do të kishte një vend te Reali i sotëm:

SPANJE - Ambasadori i Laureus Awards, gala e të cilit do të mbahet në Madrid në prillin e ardhshëm, Luís Figo, u pyet këtë të hënë për çështjet aktuale të Real Madridit, veçanërisht nënshkrimin e Kylian Mbappé, i cili pritet të mbërrijë te ‘Merengues’ verën e ardhshme. I pyetur nëse e kishte vendin në këtë ekip të bardhezinjve, ish-reprezentuesi portugez është përgjigjur në mënyrë kurioze... 

"Epoka e re e ‘Galacticos’? Gjëja e ‘Galacticos’ filloi me shtypin, por pa dyshim që Real Madrid ka një brez të mrekullueshëm lojtarësh. Ata janë të rinj me talent. Por ne duhet të shohim rezultatet. Në futboll, i cili shpesh është përtej talentit, janë fitoret, rezultatet. Kjo është gjëja më e rëndësishme”,- ka deklaruar ish-futbollisti portugez.

Më pas e pyetën nëse ai do të kishte vend në këtë ekip. "Unë nuk duhet të flas për veten time, por unë kam qenë lojtari më i mirë në botë, dhe nëse nuk do të kisha një vend në këtë ekip, diçka do të ishte shumë e gabuar. Dhe ata që do të votonin për mua do të ishin më keq, do të thotë se ata nuk e kuptonin futbollin”.

Po nëse ‘Galacticos’ do të përballeshin me këtë Real Madrid të Bellingham dhe Mbappe, si do të përfundonte ndeshja? "Nuk e di, nuk kam top kristali. Edhe sikur të kisha, nuk do të vendosja baste. Nuk mund të krahasosh brezat, varet nga shumë faktorë, futbolli sot nuk është i njëjtë me atë që ishte 10 vjet më parë. Cilësia është atje, por është e vështirë t'i përgjigjesh kësaj. Në futboll, dy plus dy nuk janë gjithmonë të barabarta me katër."

Luís Figo luajti për Real Madridin midis viteve 2000 dhe 2005. Ai fitoi “Topin e Artë” në vitin 2000 dhe u shpall lojtari më i mirë në botë nga FIFA në 2001.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll