Sport

Oscar Bobb rinovon kontratën me Man.City deri në vitin 2029...

I riu norvegjez po fiton hapësirë në skuadrën e “Qytetarëve” të Pep Guardiolës

27 Shkurt 2024, 15:54 Nga DOSJA
Oscar Bobb rinovon kontratën me Man.City deri në vitin 2029...

ANGLI - Manchester City njoftoi këtë të hënë rinovimin e kontratës me anësorin e ri Oscar Bobb edhe për tre sezone të tjera, pra deri në vitin 2029. Një i ri, i cili është bërë i njohur këtë sezon, me 2 gola dhe 2 asistime deri më tani, norvegjezi është treguar natyrshëm i kënaqur me hapin e hedhur.

“Jam shumë krenar dhe i nderuar që kam nënshkruar një kontratë të re me Cityn. Është një mjedis i jashtëzakonshëm dhe vendi më i mirë i mundshëm për një lojtar të ri, tashmë kam mësuar shumë nga Pep, stafi i tij stërvitor dhe shokët e mi të skuadrës. Do të jem këtu në këtë klub deri në vitin 2029, çka do të thotë gjithçka për mua”,- tha 20-vjeçari anësor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll