Sport

“Mikel Arteta do të largohej nga Arsenali me 100% për të trajnuar Man.United”...

Rio Ferdinand ka befasuar në Angli me deklaratat e tij për të ardhmen e trajnerit spanjol Mikel Arteta dhe stolin e Manchester United.

27 Shkurt 2024, 11:23 Nga DOSJA

“Mikel Arteta do të largohej nga Arsenali me 100% për të

ANGLI - Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, pretendon se Mikel Arteta do të largohet nga Arsenali, nëse Man.United do ta thërriste atë për të zëvendësuar Erik ten Hag këtë verë.

Pas ardhjes së Sir Jim Ratcliffe dhe INEOS në klubin e “Old Trafford”, ish-futbollisti i kthyer në komentator ka reflektuar për të ardhmen e pankinës së Manchester United.

“Arteta do të largohej nga Arsenali për të ardhur te Man.United... 100% ”,- tha Rio Ferdinand në ‘FIVE’. "Askush nuk po thotë se kjo po ndodh, por nëse Manchester United, në ëndrrat e tij më të çmendura, do të thoshte 'e di çfarë?' Erik ten Hag, faleminderit".

“Mikel Arteta do të largohej nga Arsenali me 100% për të

Ose nëse Erik ten Hag është ‘vjedhur’ pa leje nga Bayern Munich dhe shkon atje, United do të thoshte 'në rregull, i pari në listën tonë, është Mikel Arteta'." Pastaj Arteta do t'i thoshte Arsenalit "dëgjoni djema", ka qenë emocionale, por duhet të lëviz dhe duhet të iki”,- spekuloi Rio Ferdinand për të ardhmen e Artetës dhe stolin e “Old Trafford”.

Arteta, i cili ka një kontratë me Arsenalin deri në vitin 2025, së fundi tha se informacioni për të ardhmen e tij "është i rremë" dhe e bëri të qartë angazhimin e tij ndaj ‘Topçinjve’: "Unë jam në vendin e duhur. Jam me njerëzit e duhur. Ndihem shumë mirë për këtë. Ka ende shumë për të bërë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll