Sport

“Luis Enrique ka një ego të tepruar dhe nuk i pëlqen Mbappé”...

Ish-futbollisti Christophe Dugarry nuk e kursen trajnerin e PSG-së, pas barazimit në shtëpi me Rennes

27 Shkurt 2024, 11:47 Nga DOSJA
“Luis Enrique ka një ego të tepruar dhe nuk i pëlqen

FRANCE - Christophe Dugarry, ish-ndërkombëtari francez, tha për "RMC Sport" se Luis Enrique "ka një ego të tepruar" dhe se "nuk e pëlqen Mbappé". 

Trajneri spanjol i PSG-së e aktivizoi yllin në fundjavë, kur skuadra po humbiste ndaj Rennes në shtëpi, 1-0 (ata përfunduan në barazim, 1-1 , falë golit të Gonçalo Ramos në kohën e fundit), një vendim ky që për ish-lojtarin është i pakuptueshëm.

"Unë mendoj se Luis Enrique nuk e pëlqen Kylian Mbappé. Atij nuk i pëlqen mënyra se si ai luan, qëndrimi i tij. Kjo është për shkak se Luis Enrique ka një ego të tepruar dhe se dëshiron të jetë yll apo sepse ai ka një pikëpamje të caktuar spanjole për futbollin.

Nuk di asgjë për këtë, por mendoj se ai nuk e pëlqen Kylian”,- tha ish-sulmuesi 51-vjeçar, fitues i Kupës së Botës me Francën në vitin 1998.

Dhe ai vazhdon: "A e fshehu mirë (faktin që nuk i pëlqente lojtari)? Nuk kishte zgjidhje tjetër. Ndonjëherë e vendoste djathtas, majtas, përpara. Gjithmonë kishte shenja të vogla.

Në fund të fundit, Kylian mund t'i thotë 'ti më largo nga fusha, por unë do të të tregoj se jam më i forti dhe se do të të bëj të fitosh sepse dua të përfundoj mirë'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll