Bota

Bisedimet për dinarin në Bruksel, Lajçak: Duhen takime të tjera, shumë çështje politike kanë mbetur pa përgjigje

Lajçak thotë se mirëpret përkushtimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së.

27 Shkurt 2024, 16:15 Nga M.B
Bisedimet për dinarin në Bruksel, Lajçak: Duhen takime të
Takimi

BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas zhvillimit të takimit të sotëm në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç dhe përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës të udhëhequra nga Guvernatori, Ahmet Ismaili. Lajçak thotë se mirëpret përkushtimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së.

Ai shton se takimi i sotëm ka qenë një hap i parë i rëndësishëm, megjithatë thotë se shumë çështje politike mbeten ende pa përgjigje dhe se nevojiten takime shtesë.

“Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i Dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë”, ka shkruar Lajçak.

dinari miroslav lajçak ne greqi

Sondazh

Poll