Bota

Në Rusi për herë të parë pas gati dy vitesh mund të përdoren normalisht rrjetet sociale Instagram dhe Facebook

Disa gazetarë të Reuters në Moskë ishin në gjendje të shkarkonin Instagramin pa përdorur një rrjet privat virtual (VPN) për herë të parë në gati dy vjet, pasi u bllokua në mars 2022

27 Shkurt 2024, 16:13 Nga S.N
Në Rusi për herë të parë pas gati dy vitesh mund
Foto Ilustrim


RUSI- Disa aplikacione të mediave sociale që ishin bllokuar në Rusi , si Instagram dhe Facebook papritmas u bënë të disponueshme ditën e sotme në Rusi, sipas reporterëve të Reuters. Ndëra Telegrami, aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve i përdorur në Rusi, pësoi një ndërprerje të përkohshme.

Korrespondentët e Reuters në Moskë vunë re ndërprerje të Telegram, YouTube dhe Vkontakte për rreth 90 minuta. Menjëherë pas ndërprerjes, disa aplikacione të mediave sociale të bllokuara më parë, duke përfshirë Instagram dhe Facebook, u bënë të disponueshëm papritur në Rusi të martën, 

Disa gazetarë të Reuters në Moskë ishin në gjendje të shkarkonin Instagramin pa përdorur një rrjet privat virtual (VPN) për herë të parë në gati dy vjet, pasi u bllokua në mars 2022. Moska ka kohë që kërkon të përmirësojë infrastrukturën e saj vendase të internetit, ose Runet, madje duke u shkëputur nga interneti global për teste

rusi rrjetet sociale

Sondazh

Poll