Art&Argëtim

"Jam keqtrajtuar dhe mosrespektuar"/ Jennifer Lopez rrëfen detaje nga lidhjet e saj të shkuara

Dokumentari ndjek krijimin e filmit të saj origjinal muzikor, ‘This Is Me... Now: A Love Story’ dhe brenda tij, ajo tregohet shumë e sinqertë për të kaluarën e saj.

27 Shkurt 2024, 16:32 Nga S.B
"Jam keqtrajtuar dhe mosrespektuar"/ Jennifer Lopez rrëfen detaje
Jennifer Lopez

SHBA- Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka zbuluar disa detaje shumë personale në lidhje me marrëdhëniet e kaluara që çuan në disa skena emocionale për aktoren dhe yllin e popit. Lopez tani ka dokumentarin e saj në Amazon Prime të titulluar "Historia më e madhe e dashurisë që nuk u tregua", dhe brenda tij, ajo zbulon disa detaje shumë shqetësuese për marrëdhëniet e kaluara në të cilat ka qenë.

Dokumentari ndjek krijimin e filmit të saj origjinal muzikor, ‘This Is Me... Now: A Love Story’ dhe brenda tij, ajo tregohet shumë e sinqertë për të kaluarën e saj. Ajo po diskutonte skenat e këngës së saj të quajtur 'Rebound' dhe brenda asaj skene, Lopez performon një kërcim duke treguar dhunën në një marrëdhënie toksike.

"Më vjen mirë që e kam hedhur pas krahëve," thot Lopez

Më vonë, ajo emocionohet gjatë një udhëtimi me makinë kur e pyesin për xhirimin e asaj historie të veçantë.

"Të trajtohesh kështu nuk është diçka e mirë," thotë Lopez. "Unë kurrë nuk kam qenë në një lidhje ku jam rrahur, faleminderit zotit, por padyshim që jam keqtrajtuar dhe disa gjëra të tjera të pakëndshme... të vrazhda... mosrespektuese."

jennifer lopez

Sondazh

Poll