Art&Argëtim

U aludua se ishin në një lidhje, plas keq mes Chiara Ferragnit dhe Tomaso Trussardit në media sociale

Tomaso Trussardi, CEO i shtëpisë së famshme të modës të themeluar në vitin 1911 nga Dante Trussardi, iu përgjigj drejtpërdrejtë zëdhënësit të Ferragni-t përmes profilit të tij në Instagram, duke mohuar me një ton të nxehur mënyrën se si është përshkruar marrëdhënia me Ferragni-n nga ekipi i saj.

26 Shkurt 2024, 22:15 Nga S.B
U aludua se ishin në një lidhje, plas keq mes Chiara Ferragnit dhe
Tomaso Trussardi dhe Chiara Ferragni

ITALI- Ditët e fundit influencuesja italiane Chiara Ferragni dhe Tomaso Trussardi janë bërë tema kryesore në media pasi dyshohet se janë në një lidhje. Kjo vjen direkt pas ndarjes së Chiarës me Fedez, pasi ky i fundit u largua nga shtëpia.

“As që nuk e njohin njëri-tjetrin, janë takuar vetëm një herë në një sfilatë 5 ose 6 vite më parë” shkroi zëdhënësi i Chiarës pas qarkullimit të disa thashethemeve për një lidhje e supozuar mes 36-vjeçares dhe sipërmarrësit Trussardi.

Tomaso Trussardi, CEO i shtëpisë së famshme të modës të themeluar në vitin 1911 nga Dante Trussardi, iu përgjigj drejtpërdrejtë zëdhënësit të Ferragni-t përmes profilit të tij në Instagram, duke mohuar me një ton të nxehur mënyrën se si është përshkruar marrëdhënia me Ferragni-n nga ekipi i saj.

"Ne e njohim Chiara Ferragni-n prej shumë vitesh; duke qenë se ishte një "blogere" e thjeshtë por e talentuar, e cila ende kishte vështirësi për t'u ftuar në sfilatat e modës...”, nis kështu shpërthimi i gjatë i Tomaso Trussardi. “Në fakt ata kanë marrë gjithmonë spontanisht pjesë në iniciativat tona duke përfshirë edhe pasarelat ku takova Chiarën herën e fundit (rreth 4 vjet më parë)".

U aludua se ishin në një lidhje, plas keq mes Chiara Ferragnit dhe
postimi i Trussardit

Pas këtij sqarimi të detyrueshëm nga shtëpia e modës la të kuptohej një njohje me familjen e Ferragni-t dhe jo vetëm me të por dhe motrën e saj Valentina.

“Më duhet të them që ka. Gjithmonë ka qenë vetëm një marrëdhënie vlerësimi dhe simpatie profesionale me të gjithë familjen nga të dyja palët. Hedhja poshtë e gjithë kësaj me 'as nuk e njoh atë' është ofenduese në krahasim me një të kaluar profesionale që meriton dimensionin e saj të saktë".

Më pas, sipërmarrësi filloi një sulm kundër Chiara Ferragni dhe ekipit të saj, të cilët ia kishin besuar mohimin e djeshëm agjencisë së lajmeve Ansa.

“Të shqetësosh Ansa për një cunami në një gotë është mjaft e çuditshme. Ndoshta zyra e tij e shtypit ka ngrënë shumë panetone në ndërrimin e viteve... nuk e bëjnë siç duhet”.

Chiara e cila prej ditësh ka vazhduar të ndajë selfie, ka postuar foto dhe video të fëmijëve të saj Leone dhe Vittoria në Instagram si gjithmonë, ndërsa bashkëshorti i saj Fedez duket se ka zgjedhur rrugën e heshtjes sociale.

fedez chiara ferragni dhe fedez

Sondazh

Poll