Art&Argëtim

VIDEO/ Pështyu dhe hodhi birrën tek publiku gjatë performancës, Madonna kritikohet rëndë nga fansat për veprimin

Mirëpo, në paraqitjen e saj të fundit janë ngritur polemika për një moment që nuk ka kaluar pa u vënë re.

26 Shkurt 2024, 22:33 Nga S.B
VIDEO/ Pështyu dhe hodhi birrën tek publiku gjatë
Madonna

SHBA- Këngëtarja e njohur Madonna, është ende një nga figurat më të njohura në muzikën ndërkombëtare. Këngëtarja amerikane, e cilësuar si ‘mbretëresha e popit’, aktualisht është në turne me ‘The Celebration World Tour’, në të cilin po çon performancat e saj magjike në vende të ndryshme të globit.

E vërteta është se muzikantja vazhdon të jetë një vorbull në skenë. Çdo paraqitje e Madonës është një ngjarje për qytetin ku ajo performon. Mirëpo, në paraqitjen e saj të fundit janë ngritur polemika për një moment që nuk ka kaluar pa u vënë re. Në mes të performancës, Madonna mori një birrë, piu pak dhe më pas e pështyu tek audienca që po ndiqte koncertin. Ishte një skenë e çuditshme dhe në mënyrë të pashmangshme u bë virale shumë shpejt.

“Nëse ajo më pështyn ose më hedh birrë, unë kërcej nga gardhi”, komentoi një përdorues i mediave sociale.

Në fokus ishte qëndrimi i artistes, të cilën shumë e kanë quajtur “të tmerrshëm” dhe “pa klas”.

“Unë shoh që artistët humbasin respektin për publikun”, shtoi një tjetër fans.

madonna

Sondazh

Poll