Art&Argëtim

Bad Bunny akuzohet se ka abuzuar me kafshët, hyrja e tij në skenë me kal shqetësoi publikun

Shumë përdorues e denoncuan aktin si abuzim me kafshët, duke argumentuar se një skenë koncerti nuk është një mjedis i përshtatshëm për një kal.

26 Shkurt 2024, 22:45 Nga S.B
Bad Bunny akuzohet se ka abuzuar me kafshët, hyrja e tij në skenë
Bad Bunny

SHBA- Gjatë ndalesës së këngëtarit Bad Bunny në 'Most Wanted Tour' në Shtetet e Bashkuara, shpërtheu polemika kur ai bëri një hyrje madhështore në stadiumin Delta Center në Utah duke hipur mbi kalë. Ky gjest, me sa duket synonte të shënonte një fazë të re në karrierën e tij muzikore, por u prit me kritika në platformat e mediave sociale. Shumë përdorues e denoncuan aktin si abuzim me kafshët, duke argumentuar se një skenë koncerti nuk është një mjedis i përshtatshëm për një kal. Pavarësisht reagimit të ashpër, Bad Bunny nuk e ka adresuar polemikën publikisht dhe pritet që ai të përsërisë hyrjen me kalë në 47 koncertet e mbetura të turneut të tij ndërkombëtar.

"Ky është abuzim me kafshët kudo që ta shikoni," shkroi një fans.

Një tjetër shtoi: Më vjen keq, por një koncert nuk është vend për një kafshë.

Mes polemikave, Bad Bunny vazhdon të përqendrohet në karrierën e tij muzikore, duke ndarë së fundmi një pamje paraprake të këngës së tij të ardhshme 'EUROPA' përmes kanalit të tij në WhatsApp. Pavarësisht nga sugjerimet për shfaqjet e mundshme gjatë turneut të tij, artisti mbetet i paqartë për planet e tij në lidhje me hyrjen e diskutueshme me kal.

bad bunny

Sondazh

Poll