Art&Argëtim

"Duket sikur ka veshur batanije", fansat kritikojnë fustanin e Margot Robbie në paraqitjen e saj tek SAG Awards

Shumë nga fansat e saj komentuan në rrjetet sociale për të kritikuar dizajnin unik pasi sipas tyre fustani nuk i përshtatej Margot.

26 Shkurt 2024, 20:39 Nga S.B
"Duket sikur ka veshur batanije", fansat kritikojnë fustanin e
Margot Robbie

SHBA- Aktorja e njohur Margot Robbie tërboi fansat e saj teksa mori pjesë në ndarjen e çmimeve të ‘Screen Actors Guild’ me një fustan mahnitës të frymëzuar nga roli i saj tek ‘Barbie’. Aktorja australiane mbërriti në ‘Shrine Auditorium’ në Los Anxhelos e veshur me një fustan të zi ‘Schiaparelli’ me pëlhurë rozë që mbështillej rreth shpatullave dhe belit të saj dhe shtrihej deri në tokë. Shumë nga fansat e saj komentuan në rrjetet sociale për të kritikuar dizajnin unik pasi sipas tyre fustani nuk i përshtatej Margot.

“Pse vazhdojnë t’ja bëjnë këtë asaj?” pyeti një fans, ndërsa një person i dytë shtoi: Ajo nuk duket rehat.

"Nuk mund ta besoj se po e them këtë, por kjo është ndoshta pamja më e keqe që kam parë ndonjëherë tek Margot” shkroi një tjetër. Ndërkohë shumë prej tyre ishin të mendimit se Margot dukej sikur kishte mbështjellë një batanije rreth fustanit.

"Duket sikur ka veshur batanije", fansat kritikojnë fustanin e
Margot Robbie

Margot u nominua për performancën e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një rol kryesor për interpretimin e saj në ‘Barbie’, por humbi pasi çmimin e mori Lily Gladstone e filmit ‘Killers of the Flower Moon’. Fustani i Margot ‘Schiaparelli Couture’ rozë dhe e zezë ishte një mini fustan i zi pa rripa me detaje rozë përgjatë belit dhe shpatullave.

margot robbie sag awards

Sondazh

Poll