Sport

Premier League/ Ederson thyen rekordin e Joe Hart të Manchester Cityt...

Braziliani është portieri me më shumë ndeshje pa pësuar gol te ‘Qytetarët’.

25 Shkurt 2024, 10:00 Nga DOSJA

Premier League/ Ederson thyen rekordin e Joe Hart të Manchester Cityt...

ANGLI - Me fitoren 1-0 të Manchester City në Bournemouth, Ederson theu një rekord të vjetër të klubit në Premier League.

Rekordi i përkiste Joe Hart, i cili së fundmi njoftoi tërheqjen e tij nga fushat e blerta (në fund të sezonit), ku anglezi kishte 109 ndeshje pa pësuar gol në 266 takime të luajtura.

Kujtojmë, që ky është sezoni i shtatë i portoerit brazilian me Pep Guardiolën, i cili donte që ai të zëvendësonte (pikërisht) anglezin, duke e detyruar klubin t'i paguante 40 milionë euro Benficas në verën e 2017-ës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll