Sport

Simeone bën ironi me gazetarin: “Trajneri i planifikon keq ndeshjet jashtë fushe”...

Trajneri i Atlético Madrid me ironi e justifikoi veten me rezultatet e dobëta të Atlético Madridit, e cila barazoi në Almería (2-2), e fundit në La Ligës, duke humbur terren ndaj Barcelonës, e cila arriti në vendin e dytë, duke kaluar edhe Gironan.

25 Shkurt 2024, 09:00 Nga DOSJA

Simeone bën ironi me gazetarin: “Trajneri i planifikon keq ndeshjet

SPANJE - I përballur me rezultatet e këqija të fundit të bardhekuqve (një fitore, dy barazime dhe tre humbje, në gjashtë ndeshjet e fundit), Simeone iu përgjigj me ironi pyetjes së gazetarit të Movistar: “Sepse trajneri i planifikon keq ndeshjet. 

E vetmja gjë që mund të shpjegoj është se trajneri përgatitet keq për ndeshjet jashtë. Nuk kam lexim tjetër. Ka shumë ndeshje, pikë të humbura dhe përgjegjësia është gjithmonë e imja.”

Megjithatë, trajneri argjentinas ishte i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, edhe pse i vjen keq për dy golat e pësuar: “Nuk ishim aq të fortë sa duhej në të dy rastet e golave, sepse me përjashtim të ndeshjes së fundit, na shpëtoi Oblak.

Nuk patën shumë më tepër, në mos gaboj. Ne ishim shumë të dobët në ato raste, duhet të përmirësohemi, por më pëlqeu skuadra me energjinë që tregoi”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll