Sport

VIDEO/ Manchester City duhej të vuante shumë për të siguruar fitoren…

Goli i vetëm i Phil Foden siguroi tre pikët; Bournemouth ishte më i rrezikshëm në pjesën e dytë dhe i dha Edersonit titullin e figurës së ndeshjes!

24 Shkurt 2024, 21:01 Nga DOSJA

VIDEO/ Manchester City duhej të vuante shumë për të siguruar

ANGLI - Ishte më e vështirë nga sa pritej, por Manchester City u largua nga  Bournemouth falë golit të vetëm të Phil Foden në minutën e 24-të, pas një rikthimi të qetë nga gjuajtja e parë e Haaland.

“Qytetarët” dominuan thuajse gjatë gjithë pjesës së parë, por panë mikpritësin të reagojë dhe të bëjnë paralajmërime serioze në prag të gjysmës së ndeshjes.

Një ritëm që vazhdoi edhe në pjesën e dytë, kryesisht për shkak të iniciativave të golashënuesit të tij, Dominic Solanke, që megjithatë mori gjithmonë një përgjigje të denjë nga Ederson, i cili pasditen e së shtunës, disi papritur, përfundoi në një nga më me ndikim te loja e Cityt.

VIDEO/ Manchester City duhej të vuante shumë për të siguruar

Nga ana e kampionëve të Anglisë, pjesa e dytë përfundoi më shumë me menaxhim sesa me aksione të shkëlqyera, edhe pse aty-këtu skuadra e Pep Guardiolës projektoi disa lëvizje sulmuese, në përpjekje për të kërkuar Haaland, i cili kishte qenë vendimtar në mesjavë kundër Brentford (1-0), por këtë herë ai nuk ishte në gjendje, në asnjë nga rastet e krijuara, të gjuante për të shënuar.

Gjithsesi, Manchester City ruan një diferencë prej vetëm një pike ndaj vendit të parë të Premier League, Liverpoolit, ndërsa Bournemouth, i cili tashmë ishte një nga sensacionet gjatë gjysmës së parë të sezonit, bie në vendin e 14-t dhe është gati për t’u kapur nga Brentford, tre pikë më poshtë dhe që hyn në veprim vetëm këtë të dielë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll