Sport

Luuk de Jong i rilindur në Holandë, shënon “hat-trick” dhe barazohet me Kane...

Sulmuesi holandez shënoi tre gola dhe dha një asistim në ndeshjen e PSV-së ndaj Zwolle-s, duke e vendosur atë vetëm pas Mbappe-s, si golashënuesi më i mirë i Evropës.

25 Shkurt 2024, 08:30 Nga DOSJA

Luuk de Jong i rilindur në Holandë, shënon

HOLANDE - PSV shkoi në fushën e Zwolles për të fituar 7-1, dhe kryesisht falë Luuk de Jong, i cili kontribuoi drejtpërdrejt në katër nga golat: me një “hat-trick” personal dhe një asist.

Sulmuesi ka qenë në qendër të vëmendjes këtë sezon, pasi ka arritur tashmë 31 gola, në 35 ndeshje, për të gjitha garat. 

Pas kësaj ndeshjeje, ai barazoi shifrat e Harry Kane (31 gola në 31 ndeshje) dhe kaloi atë të Viktor Gyokeres (28 gola në 32 ndeshje), në listën e golashënuesve më të mirë të Evropës. I vetmi përpara tij është Kylian Mbappé, i cili ka 32 gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll