Sport

VIDEO / Nuk njeh pengesa Arsenali kalon edhe Newcastle!

Topçinjtë mundën Newcastle 4-1 dhe mbajnë të njëjtin ritëm me Manchester Cityn dhe Liverpoolin në krye të Premier League.

25 Shkurt 2024, 00:55 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk njeh pengesa Arsenali kalon edhe Newcastle!

ANGLI – Poker për Arsenalin, i cili mbetet në vazhdën e Liverpool dhe Manchester City duke mposhtur Newcastle 4-1. Skuadra e Artetës merr kontrollin e lojës praktikisht që nga fillimi, duke imponuar një ritëm të furishëm dhe duke zënë përgjithmonë gjysmën e fushës së kundërshtarit. 

Në minutën e 18-të Topçinjtë e thyen ngërçin: Goditja e përsosur nga këndi i Sakës për goditjen me kokë të Gabrielit, me topin që kaloi vijën fatale por gjithësesi duhej konfirmimi i gjyqtarit.

Magpis nuk mund të reagojnë fare dhe pas gjashtë minutash vjen goli i dytë. Topi perfekt i Jorginhos për Martinellin, i cili shëerben mjaft mire për Havertz, që çon rezultatin në 2-0. Skuadra e Howe arriti të dilte nga gjysmëfusha e saj vetëm në minutat e fundit të pjesës së parë të lojës, e cila gjithsesi u mbyll me dy gola epërsi të vendasve. 

Në fillim të pjesës së dytë skuadra mike kërkoi më tepër golin për të rihapur ndeshjen por që nuk ja dolën. Dhe në momentin e mire të Newcastle, londinezët godasin dhe mbyllin përfundimisht ndeshjen. Ishte minuta e 65-të kur sërish Havertz arrin të shënojë golin e tij dytë personal dhe të tretin për Arsenalin. Edhe në këtë rast përpiqet skuadra mike të marrë kontrollin e lojës por pa sukses, sepse pas më pak se pesë minutash vjen edhe goli i katërt i vedasve duke mbyllur gjithçka për këtë ndeshje.

Në fundin e ndeshjes Newcastel arrin të shënojë një gol por që nuk i shërbeu për të evituar humbjen. Arsenali fiton 4-1 dhe ngjitet në kuotën e 58 pikëve në renditje, në vendin e tretë, vetëm 1 pikë më pak se Cityt i vendit të dytë dhe dy më pak se Liverpool që kryeson. Newcastle mbetet në vendin e 37-të, në vendin e tetë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll