Sport

Panik në Francë, luftohet për jetën… Mjekët e kalojnë sulmuesin e Bordeaux në koma artificiale, pas dëmtimit në kokë…

Ndeshja e Bordeaux me Guingamp, në kategorinë e dytë të futbollit francez pati një fund vërtetë shumë tronditës.

25 Shkurt 2024, 09:45 Nga DOSJA

Panik në Francë, luftohet për jetën… Mjekët e

FRANCE - Në sekondat e para të ndeshjes sulmuesi i Bordeaux, Alberth Elis, pësoi një dëmtim të rëndë në kokë, pas një përplasje me mbrojtësin kundërshtar Donatien Gomis.

Ai u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët e kaluan sulmuesin në koma artificiale.

Sipas raporteve të para mjekësore, Elis ka qenë i vetëdijshëm në momentin e transferimit në spital, por kjo zgjidhje është marrë për shkak të dhimbjeve të forta dhe nevojës për t’i dhënë kujdes intensiv.

Siç raportojnë mediat franceze në Bordeaux, ka një shqetësim të madh për shëndetin e sulmuesit nga Hondurasi, i cili tani po lufton në ndeshjen më të të jetës…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll