Sport

Ndeshja e veçantë e sulmuesit kuqezi në kampionatin turk!

Sokol Cikalleshi e nisi si titullar për Konyasporin, duke regjistruar ndeshjen zyrtare numër 100 me skuadrën e Superligës turke.

24 Shkurt 2024, 22:52 Nga DOSJA

Ndeshja e veçantë e sulmuesit kuqezi në kampionatin turk!

TURQI - Valon Ethemi protagonist te Konyaspori, skuadër ku u transferua gjatë merkatos dimërore nga Istanbulspori. Sulmuesi i majtë u fut në fushë në pjesën e dytë në sfidën shtëpiake përballë Hatayasporit.

Takim të cilin Konyaspori e fitoi 2-0. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që vendasit kaluan në avantazh në minutën e 52-të.

Katër minuta më vonë erdhi edhe goli i qetësisë. Ethemi veproi bukur në krah dhe dhuroi një asist për Ulgun. Ndërkohë, Sokol Cikalleshi e nisi si titullar për Konyasporin, duke regjistruar ndeshjen zyrtare numër 100 me skuadrën e Superligës turke.

Ndeshja e veçantë e sulmuesit kuqezi në kampionatin turk!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll