Sport

Festë në Angli… dy lojtarë puthen në buzë, duke na kujtuar skenën “Scholes-Neville”!

Dy lojtarë të Eastleigh, në divizionin e pestë të Anglisë, janë puthur në buzë gjatë festimeve të golave të ekipit të tyre, duke na kujtuar skenën mes Gary Neville dhe Paul Scholes, të viteve më parë

24 Shkurt 2024, 20:21 Nga DOSJA

Festë në Angli… dy lojtarë puthen në buzë, duke

ANGLI - Një festë “alla Scholes-Neville” u ripërsërit gjatë një ndeshjeje të kategorisë së pestë në ishull.

Konkretisht, dy lojtarë të Eastleigh gjatë festës së golit të skuadrës së tyre, u puthën me njëri-tjetrin në buzë, duke na kujtuar të njëjtën skenë me dy lojtarët e Manchester United, Gary Neville dhe Paul Scholes, të viteve më parë.

Pamjet janë bërë menjëherë virale…

Në vitin 2010, Gary Neville dhe Paul Scholes i Manchester United u puthën në gojë, pasi shënuan një gol gjatë një derbi kundër Manchester City.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll