Politike

"Vazhdon kudo jehona e 20 shkurtit," Berisha: Le të vazhdojmë ne rrugën e shpresës, gjer në fitoren e plotë

Ai më tej shtoi se beteja duhet të vijojë për rikthimin e votës së lirë pasi sipas Berishës kjo është beteja më e shenjtë e njeriut të lirë.

23 Shkurt 2024, 19:30 Nga N.F
"Vazhdon kudo jehona e 20 shkurtit," Berisha: Le të
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbështësve të tij ka folur në lidhje me protestën e 20 shkurtit ku u shpreh se jehona e saj vazhdon. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se duhet të vazhdojnë rrugën e shpresës deri në fitore.

Ai më tej shtoi se beteja duhet të vijojë për rikthimin e votës së lirë pasi sipas Berishës kjo është beteja më e shenjtë e njeriut të lirë.


"Vazhdon kudo jehona e 20 shkurtit. Në të katër anët e vendit, vezullon madhështore fitorja që na pret. Le të vazhdojmë ne betejën e mosbindjes civile. Le të vazhdojmë ne rrugën e Shpresës, rrugën e besimit gjer në fitoren e plotë. Rikthimin e votës së lirë. Beteja për votën e lirë, është beteja më e shenjtë e njeriut të lirë. Është kryebeteja e tij për dinjitet njerëzor, për të ardhmen e tij dhe të vendit. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore!" u shpreh Berisha.

berisha protesta e opozites

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2024, 07:28 Jetmira Delia-Kaci

Zelenskyy javën e ardhshme në Tiranë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, gjatë një takimi në SHBA në shtator të vitit 2023. TI...