Politike

Zbulohen datat e Samitit për Ukrainën në Tiranë, i pranishëm edhe Zelensky

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ekspozitën “Ukraina, një krim lufte", u shpreh se ekspozita çelet në vigjilje të vizitës së Zelensky-t.

23 Shkurt 2024, 10:12 Nga M.B

 

Zbulohen datat e Samitit për Ukrainën në Tiranë,
Volodymyr Zelensky dhe Edi Rama

TIRANA- Samiti Ukrainë-Europa Juglindore dhe Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës do të mbahen në Tiranë më 28 dhe 29 shkurt, 2024. Sikurse është bërë me dije dhe më parë, i pranishëm do të jetë dhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky. Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ekspozitën “Ukraina, një krim lufte", u shpreh se ekspozita çelet në vigjilje të vizitës së Zelensky-t.

“Kjo ekspozitë çelet në vigjilje të vizitës së Presidentit Zelensky në Tiranë. Një vizitë e cila është nga njëra anë një vizitë bilaterale por edhe një vizitë që do të kulmojë me një samit të vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.  Do të kemi një numër të konsiderueshëm liderësh dhe ku presidenti Zelenky është bashkëorganizator bashkë më mua për këtë aktivitet, që ka një rëndësi të posaçme. Fjalët dhe përshkimet për atë që ndodh në Ukrainë janë të tepërta. Fotografitë janë të çdo ore, dite e natë të popullit ukrainas nën furinë agresionit rus, i pajustifikuar. Shqipëria qëndron krah për krah më Ukrainën së bashkë më aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja, se çdo popull ka të drejtën e lirisë dhe si i barabartë”, deklaroi Rama.

samiti per ukrainen tirana

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2024, 07:28 Jetmira Delia-Kaci

Zelenskyy javën e ardhshme në Tiranë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, gjatë një takimi në SHBA në shtator të vitit 2023. TI...