Politike

Ministri Hasani në Indi: Të forcojmë bashkëpunimin për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet

Gjatë sesionit mbi pasojat e një politike të përçarë, Hasani u ndal në situatën në Ballkanit Perëndimor.

23 Shkurt 2024, 09:41 Nga M.B

 

Ministri Hasani në Indi: Të forcojmë bashkëpunimin për
Igli Hasani

 

INDIA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet në Indi, ku mori pjesë në edicionin e nëntë të “Dialogut Raisina”. Gjatë sesionit mbi pasojat e një politike të përçarë, Hasani u ndal në situatën në Ballkanit Perëndimor. Sipas Hasanit, nevojitet angazhimin i të gjithë aktorëve për të eksploruar mënyra të reja dhe efektive për të ndërtuar një botë më të mirë.

“Ajo që ne shohim përsëri në Ballkanin Perëndimor, një rajon që ka prodhuar, në një mënyrë apo tjetër, më shumë histori botërore sesa ka konsumuar. Shohim se këto tendenca të rishikimit të historisë dhe përdorimit të shembujve të së kaluarës sonë të përgjakshme në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, po krijojnë probleme gjithnjë e më të mëdha. Prandaj, kemi nevojë për institucione më solide ndërkombëtare dhe na duhet më shumë mirëkuptim për gjërat për të cilat kemi rënë dakord. Multilateralizmi po vuan dhe nuk po vuan sot. Ka vuajtur në dy dekadat e fundit. Është duke vuajtur sepse disa vende në botë mendojnë ndryshe dhe nuk mendojnë se demokracia liberale e bazuar në ekonominë e tregut të lirë dhe sundimin e ligjit, është shembulli i duhur për t'u ndjekur. Vetëm duke bashkëpunuar dhe duke u angazhuar në organizatat ndërkombëtare, në traktate, në protokolle, në forume si ky, ne mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë”, tha ministri.

“Dialogu Raisina” është konferenca kryesore e Indisë mbi gjeopolitikën dhe gjeoekonominë, që organizohet nga viti 2016, nga “Observer Research Foundation” në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indisë. Këtë vit në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga 100 vende të botës.

igli hasani india

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2024, 07:28 Jetmira Delia-Kaci

Zelenskyy javën e ardhshme në Tiranë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, gjatë një takimi në SHBA në shtator të vitit 2023. TI...