Politike

"Nuk është debat real vula"/ Bardhi: Më mirë të humbim vulën se anëtarët

Bardhi ka thënë se debati real nuk është se nëse e kemi vulën apo jo, por realiteti sipas Bardhit është ruajtja e anëtarësisë. 

22 Shkurt 2024, 21:49 Nga h.k
"Nuk është debat real vula"/ Bardhi: Më mirë
Foto ilustruese

TIRANË- Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka folur ditën e sotme në një intervistë mbi aktualitetin politik. Bardhi ka thënë se debati real nuk është se nëse e kemi vulën apo jo, por realiteti sipas Bardhit është ruajtja e anëtarësisë. 

Rakipi: PD-ja ka edhe një problem të madh tani, që Edi Rama e ka marrë vulën dhe ia ka dhënë Lul Bashës. Ju jeni pa vulë, d.m.th. siç thotë ajo të humbtë vula. Çfarë do të bëni tani?

Bardhi: Më mirë të të humbë vula se sa të të humbin ose vdesin anëtarët. Ne na duhen anëtarët, na duhen njerëzit. Me vulë unë di 130 e ca parti politike në Shqipëri që kanë edhe vulë edhe bojë, e hedhin herë pas here kur kanë nevojë për t’u regjistruar në zgjedhje, e lyejnë, e vulosin dhe e regjistrojnë.

Rakipi: Nuk ka rëndësi kjo marrja që u është bërë ju?

Bardhi: Çështja do të zgjidhet. Nuk ka asnjë pengesë për Partinë Demokratike të bashkuar për të hyrë në zgjedhje. Është një çështje që është zvarritur gjatë dhe e shfrytëzoj edhe këtë hapësirë televizive për t’u bërë thirrje 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë që kanë marrë vendim, ta zbardhin atë, se nuk është një çështje që mund të lihet në harresë, por një çështje që ka lidhje me gjysmën e popullit shqiptar, dhe gjyqtarët duhet të tregohen të përgjegjshëm.

gazment bardhi

Sondazh

Poll