Politike

Çështja e "Vulës", Indrit Sefa: Gjykata e Lartë të zbardhë vendimin e datës 27 dhjetor

Ai kërkoi që të zbardhet vendimi sa më shpejt, ndërkohë që ka kaluar 2 muaj nga vendimi i datës 27 dhjetor, që vendosi të kthejë për rishqyrtim në Apel çështjen gjyqësore për “vulën” e Partisë Demokratike.

23 Shkurt 2024, 11:41 Nga r.ll
Çështja e "Vulës", Indrit Sefa: Gjykata e Lartë
indrit sefa

TIRANË- Indrit Sefa, përfaqësues ligjor i PD së vulës ka dhënë një deklaratë për mediat para Gjykatës së Lartë. Ai kërkoi që të zbardhet vendimi sa më shpejt, ndërkohë që ka kaluar 2 muaj nga vendimi i datës 27 dhjetor, që vendosi të kthejë për rishqyrtim në Apel çështjen gjyqësore për “vulën” e Partisë Demokratike.

Sefa tha se duan që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt, që demokratët të jenë të qartë për ligjet drejtuese të organeve të PD-së.

“PD ka bërë kërkesën e tretë zyrtare depozituar gjykatës së lartë për zbardhjen e vendimit të datës 27, për t’i dhënë mundësi kësaj gjykate që të japë vendim për çështjen e PD. Po mbush praktikisht dy muaj dhe është jashtë afateve për shkeljen e vendimit. Ne duam që zgjidhja gjyqësore e PD të jetë përfundimtare dhe e shpejtë. Ne flasim zyrtarisht me gjykatën. Në datën 27 janar ishte kërkesa e parë. Do bëjmë kërkesa të vazhdueshme deri në zbardhjen e vendimit. Ky është detyrim që ka gjykata. Duhet të përshpejtohen procedurat. Ne duam që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt, që demokratët të jenë të qartë për ligjet drejtuese të organeve të PD-së.”, tha Sefa.

indrit sefa

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2024, 07:28 Jetmira Delia-Kaci

Zelenskyy javën e ardhshme në Tiranë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, gjatë një takimi në SHBA në shtator të vitit 2023. TI...