Politike

"Kallëzim penal dhe ankesë në AMP"/ Bardhi: Policia të respektoj ligjin, mos të dhunoj protestuesit

Në një prononcim për mediat, Bardhi theksoi se protestuesit janë dhunuar gjatë shoqërimit të komisariat dhe se kanë shenja në fytyrë dhe në trup.

23 Shkurt 2024, 11:13 Nga I.A
"Kallëzim penal dhe ankesë në AMP"/ Bardhi: Policia
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi pas lirimit të katër protestuesve, ka deklarua5r se ata u mbajtën peng nga policia. Në një prononcim për mediat, Bardhi theksoi se protestuesit janë dhunuar gjatë shoqërimit të komisariat dhe se kanë shenja në fytyrë dhe në trup. Po ashtu ai theksoi se për pociët që kanë ushtruar dhunë është bërë kallëzim penal si dhe ankesë në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore.

“Gjykata dhe prokuroria vërtetoi sot se Andrea, Kindi, Bledari dhe Ismeti ishin për rreth dy ditë, të marrë peng nga Policia e Shtetit si të arrestuar, të burgosur politik të regjimit të Edi Ramës. Dua të denoncoj me forcë dhunën vandale që kanë ushtruar punonjës policie ndaj këtyre protestuesve, të marrë peng për rreth dy ditë. Secili prej punonjësve të policisë është i identifikuar me emër dhe mbiemër. Ndaj tyre është bërë kallëzim penal gjatë ditës së djeshme dhe një ankesë pranë AMP.

Por unë dua që secilit prej tyre t’i bëj një paralajmërim publik se dhuna jashtë asaj që lejon ligji është akt personal dhe merr pasoja personale. Çdo punonjës i veshur me uniformën e policisë duhet të zbatojë ligjin dhe të respektojë të drejtat e njeriut. E përsëri se secili prej tyre është identifikuar, do të mbajë përgjegjësi penale, sikundër do mbajnë edhe përgjegjësi personale. Dua të përshëndes vendimin e gjykatës që i la të lirë katër protestuesit. Asnjë prej tyre nuk ka shkelur ligjin,” tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2024, 07:28 Jetmira Delia-Kaci

Zelenskyy javën e ardhshme në Tiranë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, gjatë një takimi në SHBA në shtator të vitit 2023. TI...