Politike

Berisha paralajmëron Ramën: Sot të mbron Dumani e Kraja, por kur sovrani ka vendosur, nuk ka satrap që nuk ka kaluar nga karrigia e krimit, në karrigen e drejtësisë

Berisha ka akuzuar Dumanin dhe Krajën, si mbrojtës të Kryeministrit Edi rama dhe pushtetarëve të tij. 

23 Shkurt 2024, 19:22 Nga h.k
Berisha paralajmëron Ramën: Sot të mbron Dumani e Kraja, por kur
Foto ilustruese

TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka folur sot në tubimin përpara banesës së tij. Berisha ka akuzuar Dumanin dhe Krajën, si mbrojtës të Kryeministrit Edi rama dhe pushtetarëve të tij. 

Berisha: I bëj të qartë Edi Ramës se je një kalbërisë e pakallur dhe hiç dorë nga terrorizmi i gazetarëve.
Të garantoj se nuk ka pushtet në botë, nuk ka Skap dhe gjykata në botë që do të të mbrojnë ty nga krimet e shëmtuara që ke kryer. Jo Edi Rama, jo. McGonigali në burg, ti do të kesh fatin e tij.

Nuk ka shqiptar që mund të pranojë se ai që ka marrë licencë nafte dhe 225 mijë euro nga ti, të burgoset 3 vjet, kurse ti të qeverisësh. Jo Edi Rama, ti ke korruptuar atë, je bashkëkorruptor, meriton fatin e tij dhe shqiptarët do ta japin atë.

Sot të mbron Dumani, Kraja dhe grupi i strukturuar kriminal në Skapin e partisë, por nesër i sigurtë të jesh se çdo qindarkë që ke përvetësuar nga ato qindra e milionë eurove, nga djegësi i Tiranës që nuk ekziston, për djegësin e Tiranës në vjedhjen e shekullit. Se çdo qindarkë që ke përvetësuar me sterilizimin që i rrite çmimin 83 herë.
Se çdo qindarkë që ke fituar me 10-15 fishimin e çmimit të rrugëve. Se çdo bixhoz që po loz me Portin e Durrësit do të rëndojnë ty gjer në fund të jetës tënde.
Unë e di se për të gjitha këto ti, do të bësh gjithçka që të qëndrosh mbi karrigen e krimit, të mbrosh pushtetin e krimit.

Por di gjithashtu se në të gjithë shekujt, në të gjitha kohërat, kur sovrani ka vendosur nuk ka satrap që nuk ka kaluar nga karrigia e krimit në shtyllën e turpit, në karrigen e drejtësisë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 23 Shkurt 2024, 07:28 Jetmira Delia-Kaci

Zelenskyy javën e ardhshme në Tiranë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, gjatë një takimi në SHBA në shtator të vitit 2023. TI...