Politike

"Amnistia ishte vetëm anti-Salianji"/ Deputeti: Unë propozova amendim për të përjashtuar emrin tim

Salianji tha se kjo protestë ishte përtej pritshmërive pasi edhe njerëzit që paguhen nga qeveria për të bërë propagandën e të kundërtës nuk kishin çfarë thoshin në raport me pjesëmarrjen. Nga ana tjetër Salianji ka folur dhe për amnistinë. 

22 Shkurt 2024, 22:16 Nga h.k
"Amnistia ishte vetëm anti-Salianji"/ Deputeti: Unë
Foto ilustruese

TIRANË-Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur për aksionin e opozitës dhe për ligjin e amnistisë penale. 

Salianji tha se kjo protestë ishte përtej pritshmërive pasi edhe njerëzit që paguhen nga qeveria për të bërë propagandën e të kundërtës nuk kishin çfarë thoshin në raport me pjesëmarrjen. Nga ana tjetër Salianji ka folur dhe për amnistinë. 

Salianji: Është një llogjikë e pështirë në komunikimin publik dhe e kam të ndaluar me një akt që është i shkruar. Në fund e shkruara mbetet. Amnistia Penale ka qenë anti-Salianji, pra që të kuptosh logjikën, amnistia prekte këdo vetëm Salianjin jo. Ndaj unë bëra një propozim që të amnistoheshin me amendim, përvec emrit tim dhe kam bërë që të mos pranojë as deputet as ish-deputet. Nuk e kanë pranuar fare dhe kanë bërë një gjë të çmendur, dje kanë shtuar një nen tjetër. Tani unë jam se kam denoncuar qeverinë dhe sipas këtyre përjshtohen vetëm burrat jo gratë. 

amnistia penale ervin salianji

Sondazh

Poll