Aktualitet

Aksident në Bulqizë, 19-vjeçari humbet kontrollin e motorrit, përfundon në spital

Ku një 19-vjeçar me iniciale E.k duke drejtuar motomjetin e tij ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

22 Shkurt 2024, 15:05 Nga E.d
Aksident në Bulqizë, 19-vjeçari humbet kontrollin e motorrit,
Foto ilustruese

BULQIZË- Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:15 në Bulqizë. Ku një 19-vjeçar me iniciale E.k duke drejtuar motomjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spital. 

Njoftimi i Policisë: 

Bulqizë/informacion paraprak Rreth orës 14.15, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi E.K., 19 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

aksident në bulqizë

Sondazh

Poll