Aktualitet

Ekzekutimi i Behar Sofisë/ Dëshmon stafi i lokalit që frekuentonte biznesmeni: U vëzhgua për 6 muaj

Tre dëshmitarët theksuan në sallën e gjyqit se e njihnin Sofian pasi ai e frekuentonte shpesh duke qenë se kishte banesën aty.

22 Shkurt 2024, 13:21 Nga r.ll
Ekzekutimi i Behar Sofisë/ Dëshmon stafi i lokalit që
behar sofia

TIRANË- Në seancën e radhës gjyqësore të Jemin Sherës i njohur me pseudonimin “bajlozi”, i cili akuzohet nga SPAK si organizator i vrasjes së Behar Sofias, kanë dhënë dëshmitë e tyre pjesëtarët e stafit ku pinte kafen biznesmeni që u ekzekutua më 25 shkurt të 2021.

Tre dëshmitarët theksuan në sallën e gjyqit se e njihnin Sofian pasi ai e frekuentonte shpesh duke qenë se kishte banesën aty. Lokali ndodhet në ngjitur me një qendër tregtare, mbrapa piramidës. Pronarja e lokalit Ëngjëllushe Banaj ka theksuar se e ka në pronësi barkafen që prej 23 vitesh dhe biznesmenin e njihte pasi e ka frekuentuar shpesh lokalin e saj po ashtu ai kishte banesën aty.

Prokuroria lexoi në seancë edhe dëshminë e Ardjana Vathit bashkëshortes së Skënder Vathit, i dënuar me 30 vite burg për të njëjtën ngjarje. Sipas deklarimeve paraprake ajo ka pranuar se ka shkuar disa here për të pirë kafen në lokalin mbrapa piramidës. Sipas SPAK ata e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj. 

Thëniet e dëshmitarëve mbeshteten edhe nga pamjet filmike të lokalit. Në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar që të dëshmoj Marsel Pirra i cili nuk është gjetur ende dhe bashkëpuntori i drejtësisë Ernejt Shyti. 

Të pandehurit e tjerë në këtë cështje, Xhuliano Visha, Leonardi Xhixha, Skender Vathi dhe Bujar Leza janë dënuar me nga 30 vite burg për ngjarjen ndërsa Bashkpuntori i drejtësisë që është edhe ekzekutori i Sofias, Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite burg.

behar sofia

Sondazh

Poll