Aktualitet

Vendosi flamurin shqiptar në shkollën greke, mediat në vendin fqinj: Nxënësi u pendua, e bëri për shaka

Disa nxënës më të rritur e çuan personin që vendosi  flamurin shqiptar në drejtorinë e shkollës.

22 Shkurt 2024, 13:13 Nga M.B
Vendosi flamurin shqiptar në shkollën greke, mediat në vendin
Foto ilustruese

GREQIA- Një nxënës në një shkollë në Argallasti ka varur flamurin shqiptar në kangjellat e oborrit dhe ky akt i tij ka nxitur reagimin e shokëve të klasave. Disa nxënës më të rritur e çuan personin që vendosi  flamurin shqiptar në drejtorinë e shkollës. Ndërkohë mediat greke, i kanë bërë jehonë ngjarjes duke e konsideruar si të bujshme. 'Protothema' shkruan se reagime ka patur edhe nga nxënësit të cilët kanë njoftuar për ngjarjen.

“Këtë të enjten pritet të mblidhet këshilli i shkollës së mesme nën kryesimin e Drejtorisë së Arsimit të Mesëm të Magnezisë, Sokratis Savelidis”, njofton shkollat.

Sipas mediave greke, nxënësi ka thënë se është penduar për veprimin e tij dhe se nuk të ofendojë simbolin e shtetit dhe gjithçka është bërë në kuadër të një shakaje. Mediat greke nuk kanë publikuar identitetin e riut që vendosi flamurin, si dhe nuk kanë asnjë informacion nëse ai është një shtetas shqiptar.

shkolla greq flamuri shqiptar

Sondazh

Poll