Aktualitet

Shfrytëzonin të miturin në TikTok për përfitime personale, Gjykata lë në burg Natashën dhe Armandon

Nënë e bir janë denoncuar nga nëna e djalit të mitur për shkak se gjyshja dhe babai i tij e shtynin të përdorte fjalë denigruese dhe banale në rrjetin social TikTok.

22 Shkurt 2024, 13:56 Nga S.B
Shfrytëzonin të miturin në TikTok për përfitime
foto ilustruese

KUÇOVË- Natasha Rombula dhe djali i saj Armando Kumaraku janë arrestuar ditën e djeshme për shfrytëzimin e djalit 10-vjeçar të Armandos. Gjykata e Beratit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “Arrest me burg” pa afat për ta.

Nënë e bir janë denoncuar nga nëna e djalit të mitur për shkak se gjyshja dhe babai i tij e shtynin të përdorte fjalë denigruese dhe banale në rrjetin social TikTok. Sipas policisë Natasha dhe Armando kanë qenë në hetim prej dy muash në kuadër të operacionit policor “Show”, fillimisht duke u shpallur në kërkim e më pas duke u arrestuar nga policia e Kuçovës.

shfrytezimi i te miturit tiktok kucove

Sondazh

Poll