Aktualitet

Shtyhet seanca e rusit Kokunov në mars/ Prokurori i Apelit i kërkon ministrisë informacion mbi marrëdhëniet e ekstradimit me Rusinë

Burime sipas Top Channel të gazetares Anila Hoxha, thonë se prokurori është shprehur se së fundmi në burgjet ruse ka ndërruar jetë opozitari Navalny.  Burime sipas Top Channel të gazetares Anila Hoxha, thonë se prokurori është shprehur se së fundmi në burgjet ruse ka ndërruar jetë opozitari Navalny. 

22 Shkurt 2024, 14:41 Nga h.k
Shtyhet seanca e rusit Kokunov në mars/ Prokurori i Apelit i kërkon
Foto ilustruese

TIRANË-Është shtyrë sërish seanca për gjqyin e rusit Igor Kokunov, pasi prokuroria e apelit i kërkoi gjykatës informacion se si janë marrëdhëniet që ka Shqipëria me Rusinë dhe çfarë qëndrimi do të mbahet në këto raste. 

Burime sipas Top Channel të gazetares Anila Hoxha, thonë se prokurori është shprehur se së fundmi në burgjet ruse ka ndërruar jetë opozitari Navalny. 

Kërkojmë qëndrimin përfundimtar të ministrisë sonë shqiptare mbi Kokunov tha prokurori dhe në këto kushte gjyqtarja e apelit Lutfie Celami e shtyu seancën për në datën katër mars. Këtë kërkesë të prokurorit do ta vendosë gjyqkata se si do procedohet. Pra do të japë vendim mbi ekstradimin ose jo të rusit dhe më pas do presë çfarë vendos ministria. Kërkesa e prokurorit për të sqaruar mardhëniet për ekstradimet me Rusinë lidhet me sqarimin mbi mardhëniet juridiko- penale.

ikunov igor

Sondazh

Poll