Aktualitet

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, arrestohet një 43-vjeçar, pronar i një baxhoje në Durrës (EMRI)

Naim Koçi banues dhe pronar i një baxhoje në Durrës, akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funskione publike".

22 Shkurt 2024, 13:31 Nga r.ll
Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, arrestohet një
foto ilustruese

TIRANË-Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në biznesin e tij. 

Naim Koçi banues dhe pronar i një baxhoje në Durrës, akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funskione publike".

NJOFTIMI I POLICISË:

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar, vihet në pranga 43-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin N. K., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funskione publike".

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale Tiranë, duke i ofruar atij një shumë parash, me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin e tij tregtar (baxho), në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

naim koçi aku

Sondazh

Poll