Aktualitet

Aksident në Tiranë, kamioni përplas 3 makina, plagoset drejtuesi

Si pasojë e plagëve të marra 26-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

22 Shkurt 2024, 14:41 Nga E.d
Aksident në Tiranë, kamioni përplas 3 makina, plagoset drejtuesi
Foto Ilustruese

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Ku një 26-vjeçar me iniciale B.D duke drejtuar mjetin tip kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke dëmtuar edhe 3 mjete të tjera që ndodheshin të parkuara. Si pasojë e plagëve të marra 26-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 22.02.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara. Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident në tiranë

Sondazh

Poll