Sport

PSG-ja, tani ‘sytë’ te Rafael Leao…

Ndërkombëtari portugez mund të jetë një opsion për t'iu bashkuar sulmit të Parisit, por klauzola mund të jetë një pengesë për marrëveshjen.

18 Shkurt 2024, 11:00 Nga DOSJA

PSG-ja, tani ‘sytë’ te Rafael Leao…

FRANCE - Me lajmin për largimin e Kylian Mbappe nga PSG, i cili tashmë ia ka bërë të ditur presidentit të klubit dhe bashkëlojtarëve të tij se do të largohet nga Parisi në fund të këtij sezoni, natyrisht që parizienët tashmë janë në kërkim të zgjidhjeve për të mbushur boshllëkun nga largimi i francezit. 

Thënë kështu, sipas “Gazzetta dello Sport”, kjo zgjidhje mund të kalojë përmes Rafael Leãos. Gazeta italiane thekson se ndërkombëtari portugez është një nga emrat që shfaqet si favorit për vendin bosh në sulm që ka lënë Mbappé. Megjithatë, Milani nuk ka ndërmend ta bëjë jetën më të lehtë për PSG-në në një marrëveshje të ardhshme që përfshin sulmuesin e saj.

Rafael Leão ka rinovuar kontratën me Milanin, afërsisht gjysmë viti më parë, me kohëzgjatje deri në vitin 2028. Kontrata në fjalë e ka ‘mbrojtur’ sulmuesin portugez me një klauzolë rreth 175 milionë euro. 

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Milani tashmë do të ishte i gatshëm të shqyrtonte një propozim prej 100 milionë eurosh, kështu që nëse PSG do të ishte e gatshme të hapte kuletën për Rafael Leão, ndërkohë që kthimi në Francë do të varej edhe nga dëshirat e lojtarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll